Folarin Balogun ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në elitën e futbollit francez me fanellën e Stade Reims.
Sulmuesi amerikan shkëlqeu me fanellën e Stade Reims dhe tani ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
21-vjeçari ishte i huazuar te Stade Reims nga Arsenali dhe ka shkëlqyer duke realizuar 21 gola e duke asistuar në tre të tjerë në 37 ndeshje zyrtare në Ligue 1.
Inter, Milan, Napoli, Juventus, RB Leipzig, Lille, Crystal Palace e Aston Villa janë vënë në ndjekje të sulmuesit amerikan.
Përkundër se ka kontratë me Arsenalin, Balogun do të largohet gjatë verës dhe londinezët tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit.
The Sun ka njoftuar se Topçinjtë i kanë njoftuar skuadrat e interesuara për të se duhet të paguajnë 40 milionë euro për transferimin e Balogun.
Vet sulmuesi amerikan nuk dëshiron të mbetet në Emirates Stadium pasi ka konkurrencë Gabriel Jesusin i cili shihet si zgjedhja e parë për trajnerin Arteta.
Gjithsesi largimi i tij nga Arsenali është mëse i sigurt, por mbetet të shihet se cila skuadër do të ofrojë shumën e kërkuar nga Arsenali. /Telegrafi/