Një tjetër ndeshje evropiane është shtyrë për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.
Kësisoj pas sfidës Rangers – Napoli, tani është shtyrë edhe ajo mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven e planifikuar të zhvillohet të enjten në Ligën e Evropës.
Shtyrja ka ardhur shkaku që Mbretëria e Bashkuar do të mbajë disa ditë zi për Madhërinë e Saj dhe do të ketë shumë pak policë për të ruajtur rendin në stadium, sfida që ishte projektuar në Londër do të zhvillohet në një datë tjetër, e cila mbetet ende e papërcaktuar.
Arsenali ka njoftuar se së shpejti do të njoftoj për një datë të re kur do të zhvillohet takimi në fjalë.
Our @EuropaLeague fixture with PSV has been postponed.
— Arsenal (@Arsenal) September 12, 2022
“Ndeshja jonë e Ligën e Evropës në shtëpi kundër PSV Eindhoven, e planifikuar për të enjten më 15 shtator, është shtyrë”.
“Shtyrja vjen pas lidhjes mes UEFA-s, Policisë Metropolitane dhe neve, pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II”.
“Ne po punojmë me autoritetet për të ricaktuar daten e ndeshjes dhe çdo biletë (përfshirë ato të blera nëpërmjet Shkëmbimit të Biletave ose të marra përmes Transferimit të Biletave) dhe/ose paketat e mikpritjes të blera për këtë ndeshje do të jenë të vlefshme për datën e riplanifikuar”, thuhet në njoftimin e Arsenalit. /Telegrafi/