Telegrafi

Arsenali nënshtron Wimbledonin dhe vazhdon në fazën tjetër të Kupës EFL

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali e ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e katërt të Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup) pas fitores bindëse ndaj AFC Wimbledon.

Topçinjtë ishin favoritë për të vazhduar tutje duke qenë se kundërshtari i tyre bën gara në League One (ligën e tretë në sistemin e futbollit anglez).

Alexandre Lacazette e zhbllokoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia (11’) dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Në gjysmën e dytë në stadiumin Emirates, skuadra nikoqire shënoi edhe dy gola të tjera për ta vulosur triumfin.

Fillimisht, Emile Smith Rowe (77’) dhe pastaj Edward Nketiah (80’) shënuan për fitoren e Arsenalit dhe kualifikimin në raundin e katërt të EFL Cup. /Telegrafi/