Arsenali ka arritur të shënojë fitore në derbi e Londrës përballë West Ham me rezultat 2-0.
Minutat e parë të ndeshjes ishin të qetë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.
Rastin i parë në ndeshje erdhi në minutën e 35-të, kur Pablo Forlans gjuajti nga afër zonës, por pa sukses.
Në minutën e 40-të, ishte Kieran Tierney që tentoi, por goditja e tij goditi shtyllën.
Pas tij ishte Alexandre Lacazzete që kishte rast, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë, ishte Gabirel Martinelli që shënoi pas një asistimi të Lacazette për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1471225503986114565
Në minutën e 69-të, Lacazette fitoi penallti. Ishte francezi që goditi nga pika e bardhë, por portieri Lukasz Fabianski priti gjuajtjen e tij.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1471231253722583042
Topçinjtë mbyllën ndeshjen në minutën e 87-të, kur Emile Smith Rowe shënoi për 2-0 me një goditje të bukur nga jashtë zonës.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1471235540167147521
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Arsenali mori fitoren e 9-të në Ligën Premier dhe tani me 29 pikë, aktualisht mban vendin e katërt në renditje. /Telegrafi/