Arsenali ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Tottenham Hotspur duke e mposhtur (3-1) në atë që njihet si derbi i Londrës Veriore.
Topçinjtë e vulosën fitoren përballë rivalit lokal që në pjesën e parë në të cilën i shënuan tre gola.
Emile Smith Rowe e hapi serinë e golave në minutën e 12-të, për të vazhduar me Pierre-Emerick Aubameyang (27’) që e dyfishoi epërsinë.
Një gol tjetër e shënoi Bukayo Saka (34’) duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar të pjesë së parë.
Në fraksionin e dytë, Spursat ia dolën të shënonin një gol përmes Heung-Min Son (79’), por që rezultoi vetëm si gol i nderit.
Kjo ishte fitorja e tretë e Arsenalit në gjashtë ndeshjet e para sezonale, ndërsa ka regjistruar edhe tri humbje.
Për Tottenham Hotspur kjo ishte humbja e tretë në këtë edicion që po ashtu numëron tri fitore dhe kanë pikë të barabarta me rivalin e qytetit. /Telegrafi/