Telegrafi

Arsenali në kërkim të rimëkëmbjes ndaj West Hamit, ekipet startuese

Arsenali luan kundër West Ham Unitedit në ndeshjen e kësaj xhiroje në Ligën Premier. Takimi zhvillohet në Emirates Stadium.

Topçinjtë janë në vend të gjashtë në tabelë dhe janë larguar nga zona e Ligës së Kampionëve për shtatë pikë.

Në ndeshjen e xhiros së kaluar, Arsenali barazoi në derbi kundër Manchester Cityt (2-2).

Njëmbëdhjetëshi startues i Arsenalit: Martinez, Mustafi, Gabriel, Bellerin, Monreal, Elneny, Xhaka, Walcott, Ozil, Alexis, Welbeck.

Njëmbëdhjetëshi startues i West Ham United: Randolph; Byram, Collins, Fonte, Masuaku; Kouyate, Noble; Antonio, Lanzini, Ayew; Carroll.

/Telegrafi/