Telegrafi

Arsenali në çerekfinale të FA Cup (Foto/Video)

Arsenal ka shënuar fitore e vlefshme për çerekfinale të FA Cup.

Londinezët kanë triumfuar si mysafirë i Sutton Unitedit me rezultat 2-0.

Topçinjtë kanë arritur të realizojnë nga një gol në çdo pjesë, transmeton Telegrafi.

Granit Xhaka një ndër më të mirët në mesfushë

Sulmuesi spanjoll Lucas Perez solli në epërsi skuadrën e Arsene Wengerit në minutën e 26, ku paraprakisht dy minuta më parë u zverdh Granit Xhaka.

Golin e dytë për Gunnersat e realizoi Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 55 pas një asistimi të Nacho Monrealit.

Në vazhdim të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2-0.

Lexo po ashtu Shorti i çerekfinaleve të FA Cup, takohen Chelsea – United

Vlen të theksohet se Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë luajtur përgjatë 90 minutave për Gunnersat.

Pas kësaj, Arsenal në çerekfinale do të takohet me Lincoln Cityn, i cili eliminoi Burnleyn. /Telegrafi/