Arsenal ka shënuar fitore e vlefshme për çerekfinale të FA Cup.
Londinezët kanë triumfuar si mysafirë i Sutton Unitedit me rezultat 2-0.
Topçinjtë kanë arritur të realizojnë nga një gol në çdo pjesë, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi spanjoll Lucas Perez solli në epërsi skuadrën e Arsene Wengerit në minutën e 26, ku paraprakisht dy minuta më parë u zverdh Granit Xhaka.
Golin e dytë për Gunnersat e realizoi Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 55 pas një asistimi të Nacho Monrealit.
Në vazhdim të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2-0.
Vlen të theksohet se Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë luajtur përgjatë 90 minutave për Gunnersat.
Pas kësaj, Arsenal në çerekfinale do të takohet me Lincoln Cityn, i cili eliminoi Burnleyn. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PlYnn8rkbks
https://www.youtube.com/watch?v=vOKYag8tGOs