Site icon Telegrafi

Arsenali në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit spanjoll

Arsenali vazhdimisht ka monitoruar tregun në La Liga gjatë viteve të fundit dhe në 2025, ata pritet që të transferojnë njërin prej mesfushorëve më të mirë në kampionati, Martin Zubimendi. 

Gjatë tri sezoneve të fundit, Zubimendi ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha anembanë Evropës. 

Barcelona e deshi atë si një zëvendësues të Sergio Busquets, teksa Liverpooli ishte shumë pranë transferimit të tij verën e kaluar. 

Real Madridi madje e kishte konsideruar atë si një opsion për ta përmirësuar mesfushën e saj, por gjatë tërë kësaj kohe ai ka mbetur pjesë e Real Sociedadit, ani pse duket që koha e tij tek klubi i fëmijërisë po shkon drejt fundit. 

Arsenali ka qenë i interesuar për Zubimendin tash e sa kohë, dhe pasi e transferuan ish-bashkëlojtarin e tij Mikel Merino verën e kaluar, ata janë të gatshëm të bëjnë lëvizjen e tyre. 

Drejtuesit e klubit londinez kanë besim se do të arrijnë një marrëveshje gjatë afatit kalimtar veror dhe puna po vazhdon në prapaskena. 

Siç ka raportuar The Athletic, Arsenali thuhet se është në bisedime të avancuara për Zubimendin, teksa kushtet personale janë zgjidhur dhe e vetmja gjë që po diskutohet është struktura e pagesës. 

La Real dëshiron që ‘Topçinjtë’ të aktivizojnë klauzolën e lirimit të Zubimendit prej 60 milionë eurosh, sidoqoftë Arsenali do të preferonte që ta paguante atë me këste./Telegafi/

Exit mobile version