Arsenali është në bisedime të avancuara për t’ia ‘rrëmbyer’ Manchester Cityt nga duart transferimin e tyre të katërt të janarit, sipas David Ornstein.
City tashmë ka kompletuar marrëveshjet për transferimin e Omar Marmoush, Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov për një shumë të kombinuar prej 100 milionë eurosh.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier duhet të mposhtë Club Brugge për të arritur në fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka detyruar klubin të bëjë transferime.
Por, transferimi i tyre i katërt këtë muaj mund të dështojë pasi plani nuk po shkon siç ata kishin menduar.
Sipas Fabrizio Romanos, 18-vjeçari norvegjez Sverre Halseth Nypan ka udhëtuar në Mançester për të diskutuar me klubin rreth transferimit të tij të mundshëm këtë muaj.
🚨 Arsenal working on deal to sign Sverre Nypan from Rosenborg. No agreement or decision on 18yo midfielder’s future so situation open – but talks with #Rosenborg & player camp advancing as #AFC try to land Norway youth int’l. W/ @gunnerblog @TheAthleticFC https://t.co/aPq7PLWUEg
— David Ornstein (@David_Ornstein) January 24, 2025
Sidoqoftë, Ornstein tani ka raportuar se Arsenali ka hapur diskutimet me klubin aktual të Nypan, Rosenborg.
Ai ka pretenduar se bisedimet për transferimin e mesfushorit kanë avancuar, por një marrëveshje nuk është arritur ende.
Propozimi i Man Cityt ndaj lojtarit thuhet se përfshin huazimin e tij tek Girona për pjesën e mbetur të sezonit.
Në ndërkohë, Ornstein ka shtuar se Arsenali dëshiron transferimin e Nypan për të luajtur menjëherë me ekipin e tyre të parë./Telegrafi/