Arsenali është duke tentuar që të transferojë në këtë verë Nabil Fekirin nga Real Betisi.
Sipas asaj që raporton AS, The Gunners kanë filluar bisedimet me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.
Mediumi spanjoll bën të ditur se Arsenali ka bërë ofertën e parë në drejtim të Betisit, mirëpo këta të fundit kërkojnë më shumë.
Bisedimet mes të dyja klubeve po vazhdojnë, me skuadrën londineze që e ka bërë prioritet transferimin e Fekirit në këtë afat.
Fillimisht, Arsenali tentoi të transferonte Emi Buendian, mirëpo lojtari kaloi te Aston Villa nga Norwichi.
Topçinjtë besohet se po ofrojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Fekirit. /Telegrafi/