Site icon Telegrafi

Arsenali në bisedime me Kurzawan

Klubi i madh anglez, Arsenali është në bisedime me mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa.

Kurzawa, 27-vjeçar, mbetet jashtë kontratës me PSG-në këtë verë, kështu që është i lirë të flasë me klube jashtë ose brenda shtetit për një kalim gjatë verës.

Gjatë ditëve të fundit u raportua për një interesim të Interit, por që u refuzua nga lojtari, ndërsa tani edhe një tjetër klub i madh interesohet për të.

Lexo po ashtu Kurzawa refuzon Interin, por italianët nuk dorëzohen

Sipas mediumit RMC, Topçinjtë dhe përfaqësuesit e Kurzawas tashmë kanë skicuar një marrëveshje pesë-vjeçare.

Kjo pasi trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, dha pëlqimet për lojtarin dhe e bëri prioritet për të nënshkruar reprezentuesin e Francës.

Arsenali pritet të vendosë të transferoj lojtarin në afatin kalimtar të janarit pas bisedimeve pozitive me lojtarin.

Topçinjtë nënshkruan Kieran Tierney për 25 milionë verën e kaluar, por 22-vjeçari aktualisht është mbetur jashtë shkaku i një dëmtimi në shpatull dhe nuk dihet se kur do të kthehet. /Telegrafi/

Exit mobile version