Arsenali është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit pas lëndimit të Gabriel Jesus.
Topçinjtë kanë pasur disa emra në listë, por duket se trajneri Mikel Arteta ka vendosur transferimin e një futbollist që e njeh kampionatin anglez.
Londinzët thuhet se janë duke punuar për një lëvizje hazimi për sulmuesin e Brighton, Evan Ferguson, sipas talkSPORT.
20-vjeçari, i konsideruar si një nga talentët më premtues në Ligën Premier ka pasur një sezon me ulje ngritje me fanellën bardhekaltër.
Ferguson ka zhvilluar 14 ndeshje duke shënuar vetëm një gol këtë edicion.
Pavarësisht vështirësive të tij të fundit, Mikel Arteta e vlerëson Fergusonin dhe synon afrimin e tij për t’i dhënë më shumë hapësira.
Dy klubet janë në bisedimet e sipër sipas talkSport dhe marrëveshja mund të arrihet në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/