Telegrafi

Arsenali ‘ndalon papritmas’ bisedimet për zgjatjen e kontratës me yllin e ekipit

Sipas raportimit nga mediumi italian Calciomercato, Arsenali ka ndalur papritmas negociatat për rinovimin e kontratës së mesfushorit italian Jorginho.

Oferta e fundit e “Topçinjve” në drejtim të Jorginhos ishte një kontratë njëvjeçare deri në 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër deri në 2026.

Sidoqoftë, Jorginho nuk e ka pranuar këtë ofertë ende dhe tani po raportohet se ai po e konsideron seriozisht mundësinë e rikthimit në Itali në verë.

Në rast se ai mbetet lojtar i lirë në treg, Juventusi do të ishte tejet i interesuar për të siguruar shërbimet e tij dhe për këtë qëllim ata janë duke monitoruar situatën e tij tek Arsenali.

Jorginho është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të Mikel Artetës këtë sezon, duke luajtur në një rol më të avancuar falë mungesës së Thomas Partey.

Deri më tani këtë sezon ai ka bërë 28 paraqitje, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim në të gjitha garat.

32-vjeçari iu bashkua Arsenalit në janar të vitit të kaluar nga rivali lokal Chelsea për shumën e 11 milionë eurove./Telegrafi/