Arsenali ka barazuar në shtëpi 1-1 me Wolverhamtpon Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.
Skuadra e Unai Emery ka dështuar edhe pas ndeshjes së tretë t’i kthehet fitores në kampionat, duke u ndalur në Emirates nga Wolves.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit arritën të gjejnë golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 21-të dhe ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Alexander Lacazzette.
Auba's 50th in an Arsenal shirt gives us the advantage at the interval 👌#ARSWOL
— Arsenal (@Arsenal) November 2, 2019
Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më kërkues së vendasit dhe në fund arritën të gjejnë golin e barazimit.
Ishte sulmuesi Raul Jimenez, i cili shënoi në minutën e 76-të për 1-1 dhe ky doli të jetë goli i rezultatin përfundimtar.
We leave with a deserved point from the Emirates! #ARSWOL
— Wolves (@Wolves) November 2, 2019
Pas këtij barazimi, Arsenali e sheh veten në pozitën e pestë me 17 pikë, ndërsa Wolves renditet në vendin e 12-të me 13 pikë.
Në ndeshjen e radhës, londinezët udhëtojnë te Leicester City, ndërsa Ujqit e presin në shtëpi Aston Villan. /Telegrafi/
https://twitter.com/GunnersXtra/status/1190663647971950593