Telegrafi

Arsenali mund të mburret me këtë statistikë mbresëlënëse të Xhakas në Ligën Premier

Arsenali e përfundoi sezonin 2016/17 në Ligën Premier në vendin e pestë.

Për aq sa ishte në fushë Granit Xhaka ishte një nga më të mirët për Topçinjtë.

Shqiptari ka arritur të bëjë 2,298 pasime në kampionat edhe pse ka startuar vetëm në 28 ndeshje në kampionat.

Vetëm një lojtarë ka bërë më shumë pasime në Ligën Premier dhe ai është Cesar Azpilicueta, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet për Chelseat.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës me shumë mundësi në sezonin e ri do ketë më shumë minuta në fushë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yKcpRCwYNNw