Arsenali po shtyn përpara për transferimin e Mathys Tel nga Bayern Munich në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
‘Topçinjtë’ janë në garë për të siguruar shërbimet e Tel së bashku me klubet rivale si Manchester United, Chelsea dhe Tottenham.
U zbulua të dielën se bisedimet mes United dhe Bayern Munich janë ndërprerë sa i përket transferimit të yllit francez.
Tel në ndërkohë, ka refuzuar tashmë një ofertë nga Chelsea dhe Tottenhami, që do të thotë se Arsenali është në ‘pole position’ për ta sjellë atë në ‘Emirates’.
The Independent ka raportuar se Arsenali po kërkon transferimin e Tel me të mësuar se United nuk ia doli ta realizojë këtë lëvizje, me gazetarin Florian Plettenberg që thotë se ka ende kohë që një marrëveshje të arrihet mes palëve.
Bayerni është i hapur ndaj shitjes së Tel qoftë si huazim i thjeshtë apo me obligim blerje, por ata po presin një ofertë të duhur para se të mbyllet afati kalimtar në Ligën Premier (00:00).
🚨🕕 As of 8:22 a.m. German time, FC Bayern have not reached an agreement with any club regarding the transfer of Mathys #Tel.
There is still some time left. Arsenal are also in talks with Bayern.
Bayern still want to sell him or let him go with an obligation to buy, but it… pic.twitter.com/gll4x57bt9
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) February 3, 2025
Gjiganti gjerman dëshiron të evitojë një shitje emergjente andaj nuk kanë përjashtuar mundësinë që 19-vjeçari të mbetet pjesë tyre, të paktën deri në fund të sezonit.
Tel ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 83 ndeshje për Bayernin deri më tani dhe cilësohet si një prej lojtarëve të rinj më të talentuar në Evropë./Telegrafi/