Arsenali thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e yllit të Manchester United, Marcus Rashford.
Javën e kaluar, Rashford përfundoi në tituj të padëshiruar të mediave pasi u raportua se anglezi humbi stërvitjen pasi tha se ishte i sëmurë.
Megjithatë, ai u fotografua në një ‘party’ në një klub nate në Belfast të Irlandës së Veriut, një natë para se të mungonte në stërvitje.
Rashford përfundoi duke u lënë jashtë skuadrës së United për fitoren e tyre në FA Cup kundër Newport County.
Pasi menaxheri Erik ten Hag deklaroi se çështja do të trajtohej nga brenda, u pretendua se Rashford ishte gjobitur.
Tani, është raportuar se Arsenali mund të transferojë për Rashford në verë.
🚨 Arsenal could make a move to sign Marcus Rashford from Manchester United this summer.
Rashford's future is in doubt after his recent disciplinary issues.
(Source: Football Insider) #DeadlineDay pic.twitter.com/NsddoCLvLP
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 1, 2024
Sipas Football Insider, Topçinjtë mund të tentojnë transferimin e sulmuesit anglez pasi dështuan për ta nënshkruar atë në verën e vitit 2022.
Me dyshime të reja mbi të ardhmen e Rashford në Old Trafford, londinezët do të jenë në pozicionin kryesor për të rindezur interesin e tyre. /Telegrafi/