Arsenali ka humbur nga Sevilla me rezultat 2-1 në kudër të ndeshjeve të vlefshme për Emirates Cup.
Pas fitores së djeshme ndaj Benficas me rezultat të thellë 5-2, skuadra e Arsene Wengerit nuk ka mundur të mposht edhe Sevillan, pasi ishin spanjollët ata që në fund triumfuan, duke bërë dy fitore nga dy ndeshje të luajtura.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dy skuadrat që luanin matur dhe rrezikonin vetëm në raste të sigurta, duke mos arritur asnjëra të gjejnë golin në këtë pjesë dhe shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë, Sevilla arriti shpejt të gjej golin e epërsisë ku Joaquin Correa shënoi një gol të bukur në minutën e 49 pas asistimit të Ben Yedder.
Rikthimi i Arsenalit nuk vonoi shumë, pasi sulmuesi i ardhur francez, Alexandre Lacazzete arriti të shënoi nga afërsia pas asistimit të Danny Welbecit në minutën e 62.
Kur pritej që Topçinjtë të kthehen në lojë dhe të shënojnë golin e epërsisë, kjo nuk ndodhi pasi ishin Sevilla që shënuan në minutën e 69 me anë të Steven N’Zonzit, i cili shënoi një super nga rreth 25 metra për 2-1.
Deri në fund të takimit, Arsenali u mundua të gjej golin e barazimit, por pa pasur sukses, ndërsa vlen të theksohet se mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka luajti në këtë ndeshje nga minuta e 61 e ndeshjes. /Telegrafi/
Nice goal from Joaquín Correa. Awareness to let the ball go across him to Ben Yedder, then a great run & finish. https://t.co/Q2ZOStdboH
— James Nalton (@JDNalton) July 30, 2017
Futbollistët e Arsenalit duke ngritur trofeun e Emirates Cup:
🏆#EmiratesCup 🔴 pic.twitter.com/x2k8XjPwWz
— Arsenal (@Arsenal) July 30, 2017