Telegrafi

Arsenali mposhtet nga Kolni, por kalon tutje në Ligën e Evropës (Video)

COLOGNE, GERMANY - NOVEMBER 23: Sehrou Guirassy of FC Koeln scores his sides first goal from the penalty spot during the UEFA Europa League group H match between 1. FC Koeln and Arsenal FC at RheinEnergieStadion on November 23, 2017 in Cologne, Germany. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Arsenali është mposhtur në udhëtim te skuadra gjermane, Koln, me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e Arsene Wengerit është befasuar nga gjermanët e Kolnit në takimin e pestë të vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët nga Londra, të cilët rrezikuan disa herë për të gjetur golin e epërsisë.

Formacioni titullar i Asenalit (Getty Images)

Megjithatë, edhe përkundër shumë rasteve portat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, Arsenali filloi përsëri me lojë më të mirë, por ishin vendasit e Kolnit që gjeten golin e parë në ndeshje.

Luhej minuta e 62-të e ndeshjes kur Mathieu Debuchy bëri ndërhyrje të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për vendasit.

Guirassy shënoi golin e fitores për Kolnin

Sulmuesi Sehrou Guirassy u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi Kolnin në epërsi 1-0, gol ky që ishte edhe i fitores për vendasit.

Pas kësaj fitore, Kolni mban gjallë shpresat për kualifikim me vend të dytë nga H, ndërsa Arsenali kalon tutje si i pari i grupit me 10 pikë. /Telegrafi/