Telegrafi

Arsenali mposhtet në shtëpi nga Wolvesi

Foto: Flashscore

Arsenali është mposhtur 2-1 në shtëpi përballë Wolverhampton Wanderersit në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Pas gati gjysmë ore lojë në Emirates, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Pedro Netos (27′).

Por, epërsia e Wolvesit zgjati vetëm tre minuta, shkaku që Willian asistoi te Gabriel, për t’i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 30-të.

Wolvesin nuk u tërhoq aq lehtë dhe arriti të rikthente epërsinë që në minutën e 42-të me golin e Daniel Podences.

Në 45 minutat e dytë ishte një lojë disi më e zbehtë, me dy skuadrat që tentonin më shumë të përfitonin nga kundërsulmet.

Wolvesi e nisi edhe pjesën e dytë më mirë, duke rrezikuar me anë të Podences në minutën e 60-të, por që topi përfundoi jashtë porte.

Reiss Nelson (75′) kishte një shans ideal, mirëpo e shpërdoroi atë, duke gjuajtur jashtë.

Një mundësi të mirë e kishte edhe Pierre-Emerick Aubameyang që pranoi një top fantastik nga Hector Bellerin, mirëpo rasti shkoi huq.

Pas javës së dhjetë, Arsenali gjendet në vendin e 14-të me 13 pikë të grumbulluara, derisa në xhiron e 11-të, do të takohet me Tottenhamin. /Telegrafi/