Arsenali ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-1 në një ndeshje miqësore e cila u zhvillua në ‘SoFi Stadium’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I pari që hapi serinë e golave ishte Rasmus Hojlund i cili në minutën e dhjetë shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ‘Djajve të Kuq’ pas asistimit të Marcus Rashford.
Sidoqoftë, Ten Hag mori një goditje të madhe kur pas vetëm disa minutave, pikërisht Hojlund u desh të zëvendësohej për shkak të lëndimit të muskujve hamstring.
Nuk mjaftoi kjo dhe Unitedit iu lëndua edhe një lojtar tjetër, kësaj radhe transferimi i ri Leny Yoro i cili u zëvendësua në minutën e 35-të.
Don’t think either Hojlund or Yoro’s injury are serious. Hojlund I know for a fact was just a precaution🩸#MUFC pic.twitter.com/4KvQstcc7Q
— United Tribune (@utdtribune) July 28, 2024
Sa i përket ndeshjes, reagimi i Arsenalit erdhi në minutën e 26-të, atëherë kur arritën që të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Gabriel Jesus.
Në pjesën e dytë të dy trajnerët filluan të bëjnë menjëherë zëvendësime për t’iu dhënë minuta të gjithë lojtarëve në dispozicion.
Përkundër ‘luftës’ së madhe që u zhvillua në fushë, në fund doli fitues Arsenali, falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e 81-të.
Arsenali deri në fund do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera miqësore (Liverpool, Leverkusen dhe Lyon) ndërsa Unitedi do ta luajë të fundit ndaj Betisit./Telegrafi/
Watch the goals here, 🚨 Arsenal 2 -1 Man Utd | #ARSMUN #arteta #nwaneri #arsenal #martinelli #Jesus pic.twitter.com/xzKTF84EEG
— OLUWABUCHI (@Oluwabuchi) July 28, 2024