Site icon Telegrafi

Arsenali mposht Bournemouthin, vazhdon fuqishëm ndjekjen e titullit

Arsenali ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi në kuadër të javës së 36-të të Ligës Premier.

Ekipi i Mikel Artetës ka vazhduar me fitore në kampionat, duke marrë të katërtën radhazi dhe duke bërë një hap tutje në garën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të Topçinjve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të dhe ishte Bukayo Saka, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin përsëri vetëm vendasit që gjeten rrugën e rrjetës, duke shënuar dy herë.

Goli i parë në këtë pjesë u shënua nga Leandro Trossard (70’), i cili kaloi ekipin në epërsi 2-0 pas asistimit Declan Rice, i cili në minutat shtesë gjeti vetë rrjetën për rezultatin përfundimtar 3-0.

Arsenali në fakt shënoi edhe një gol në minutën e 87-të me anë të Gabriel Magalhaes, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj fitore, Topçinjtë kanë 83 pikë në pozitën e parë apo katër më shumë se Manchester City i dyti me dy ndeshje më pak, ndërsa Bournemouth zë vendin e 10-të me 48 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali luan në udhëtim te Manchester Unitedi, ndërsa Bournemouthi e pret Brentfordin. /Telegrafi/

https://twitter.com/centregoals/status/1786742897393696940

 

Exit mobile version