Arsenali ka arritur të fitojë si mysafir i Bournemouth me rezultat 2-1 në kuadër të FA Kupës.
Topçinjtë në asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren duke dominuar nga fillimi deri në fund.
Arsenali kaloi që në minutën e 5-të në epërsi me Bukayo Saka, i cili mposhti portierin me një goditje brenda zone.
Në minutën e 26-të erdhi edhe goli i dytë ku sërish Saka ishte pjesë e aksionit.
Ai pasoi te Edëard Nketiah, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 2-0. Gjyqtarit të takimit iu deshën dy minuta që të merrte vendim përmes VAR për golin.
Në pjesën e parë më nuk kishte gola. Edhe në pjesën e dytë skuadrat tentuan disa herë, por nuk e gjet goli.
Krejt në kohën shtesë, Sam Sturridge, arriti të shënojë për vendasit (2-1), të cilët shpresuan se mund të kthehen.
Por më nuk kishte dhe Arsenali me këtë fitore kalon në 1/8 e finales së FA Kupës, ku do të takohet me Pourtsmouthin. /Telegrafi/
Great strike from Bukayo Saka to make it 1-0 to Arsenal pic.twitter.com/v9wtMtyyMV
— Renato (@rehnato) January 27, 2020
Bournemouth 0- 2 Arsenal
Edward Nketiah 26 pic.twitter.com/x8Cs1SER9g
— GOALMW (@GOALMW2) January 27, 2020