Arsenali është në kërkim të një sulmuesi qendror dhe shumë emra të mëdhenj kanë përfunduar në listën e Topçinjve.
Skuadra londineze nuk dëshiron të filloj sezonin e ri me Gabriel Jesusin si sulmuesin kryesor, derisa emri i fundit në listën e tyre është ukrainasi Artem Dovbyk.
Pasi ka shkëlqyer me Gironën në La Liga me 24 gola duke fituar edhe ‘Pichichin’, Dovbyk është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierën e tij.
The Sun ka raportuar se Topçinjtë tanimë kanë kontaktuar Gironën për yllin ukrainas dhe kanë mësuar çmimin që duhet paguar për transferimin e tij.
Londinezëve i është kërkuar të paguajnë 50 milionë euro nëse duan transferimin e Dovbyk në afatin kalimtar veror.
26-vjeçari i ka bërë të qartë Gironës se dëshiron të largohet pasi kërkon një klub më të madh që të luftojë për të fituar trofe.
Interesim për sulmuesin ukrainas kanë shfaqur edhe skuadra të tjera Chelsea, Milan, Napoli dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/