Arsenali ka dalë triumfues në Molineux Stadium përballë Wolverhampton Wanderers (1-0) në ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Premier.
Ben White ishte i pari që rrezikoi nga brenda zonës, mirëpo goditja e tij u bllokua. Ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të.
Pas një harkimi nga këndi, lojtarët mysafirëve reaguan brenda zonës për ta kthyer topin në drejtim të portës dhe pas asistimit të fundit nga Alexandre Lacazette, Gabriel e dërgoi në rrjetë.
Raul Jimenez e Nelson Semedo për vendasit dhe Lacazette për vizitorët rrezikuan para se skuadrat të shkonin në pushim, mirëpo nuk pati ndryshim rezultati.
Wolves i vazhduan përpjekjet në fraksionin e dytë me anë të Daniel Podence e Leander Dendoncker, por mungonte konkretizimi.
Në anën tjetër, në minutën e 69-të, Gabriel Martinelli mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Raul Jimenez e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje. Menjëherë pas, Lacazette pati një rast të mirë shënimi, por goditi jashtë.
Falë kësaj fitoreje, Arsenali është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 39 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi një vend më poshtë. Vendi i katërt (West Ham United) është një pikë larg.
Wolverhampton Wanderers qëndron në pozitën e tetë në renditje me 34 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
🚨 BUUUUUT DE GABRIEL POUR ARSENAL DANS UN MATCH IMPORTANT !!#WOLARS https://t.co/lJXQMWwJPL
— YOUSSEF🇹🇳 (@JoMag6o) February 10, 2022