Arsenali ka triumfuar 3-1 ndaj West Bromit në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Pas 29-të minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Emily Smith Rowe, që u asistua nga Bukayo Saka.
Nuk kaluan shumë minuta dhe skuadra londineze realizoi edhe të dytin, tani nëpërmjet Nicolas Pepes (35′), me Callum Chambers që asistoi.
Two goals to the good 👊#ARSWBA 🔴⚪️ 2-0 🟡🟢 (HT)
— Arsenal (@Arsenal) May 9, 2021
Në 45 minutat e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë, me Arsenalin që shënoi dhe pranoi një herë.
WBA arriti të ngushtonte epërsinë e vendasve në minutën e 67-të, kur Matheus Pereira shënoi nga një shërbim mjaftë i mirë i Tonwsend.
One back!@MonsterEnergy | #ARSWBA
— West Bromwich Albion (@WBA) May 9, 2021
Arsenali u përkujdes që të vuloste fitoren e tyre me anë të Willianit, që shënoi në minutën e 90-të.
Pas javës së 35-të, Arsenali gjendet në vendin e nëntë me 52 pikë. /Telegrafi/