Site icon Telegrafi

Arsenali mendon për Carvalhon

Skuadra angleze, Arsenal është rikthyer kah objektivi i vjetër, William Carvalho.

Mesfushori portugez është lidhur me Arsenalin edhe në dy vitet e fundit, por në fund Sporting nuk pranoi largimin e lojtarit.

Tani ‘Topçinjtë’ kanë bërë gati një ofertë të re për transferimin e reprezentuesit portugez në Londër.

35 milionë funte është oferta e skuadrës londineze në drejtim të Sportingut për transferimin e Carvalhos.

25-vjeçari ka një kontratë me klubin portugez deri në qershor të vitit 2020.

Mediat angleze kanë raportuar se oferta e Arsenalit do të refuzohet, pasi Sporting kërkojnë së paku 40 milionë funte për ta lënë të lirë yllin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version