Telegrafi

Arsenali mendon për Barkleyn

LIVERPOOL, ENGLAND - AUGUST 23: Ross Barkley of Everton looks on during the EFL Cup second round match between Everton and Yeovil Town at Goodison Park on August 23, 2016 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Skuadra e njohur angleze, Arsenal nuk e ka ndërmend të ndalet duke e përforcuar ekipin.

Emri i ri në listën e ‘Topçinjve’, është ai i mesfushorit anglez Ross Barkley.

Mesfushori i talentuar ka dalë haptazi dhe ka kërkuar largimin nga skuadra aktuale Everton.

23-vjeçari po kërkon një skuadër më të madhe për të fituar trofe dhe Arsenali tani është futur fuqishëm në garë për të.

Sipas medieve angleze, Arsene Wenger e pëlqen mjaftë shumë mesfushorin dhe ka bërë gati një ofertë për të.

Londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 25 milionë funte për transferimin e Barkleyt në Londër. /Telegrafi/