Arsenali po qëndron në gatishmëri, pasi sulmuesi i Romës, Tammy Abraham ka bërë të ditur se e sheh veten duke u rikthyer në Ligën Premier.
Ish-qendërsulmuesi i Chelseat është në sezonin e tij të dytë me Giallorossët.
Il Corriere dello Sport thotë se 24-vjeçari nuk e sheh të ardhmen e tij në Serie A dhe do të preferonte një rikthim në Ligën Premier.
Arsenali tani ka gjithë vëmendjen te sulmuesi anglez dhe do të synojë që ta transferojë atë në afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Skuadra londineze e sheh Abrahamin si një partner ideal për Gabriel Jesus dhe do të jetë një miks sulmuesish për Mikel Artetan.
Por, Arsenali është në dijeni se Chelsea e ka opsionin për ta blerë Abrahamin nëse vendosë të largohet nga Roma për shumën e 80 milionë eurove. /Telegrafi/