Sipas një raportimi, Arsenali dhe Liverpool janë duke ‘eksploruar parametrat financiarë dhe sportivë të përfshirë’ në afrimin e Kylian Mbappes si lojtar i lirë.
Francezi ka qenë shumë i lidhur me Arsenalin në shumë raste në të kaluarën.
Topçinjtë po planifikojnë të nënshkruajnë me një sulmues të klasit botëror në vitin 2024 dhe janë lidhur me lojtarë si Victor Osimhen, Dusan Vlahovic dhe Ivan Toney.
Kontrata e Mbappes me PSG skadon në qershor të vitit 2024 dhe Real Madridi me sa duket e ka përjashtuar veten nga çdo transferim.
Megjithatë, nuk mund të përjashtohet plotësisht që Mbappe të përfundojë duke nënshkruar një zgjatje të re të kontratës në Paris.
Por, Arsenali duhet të bëjë të pamundurën që ta bind 24-vjeçarin të kalojë në Emirates, pasi ende nuk janë skuadër që fitojnë trofe të mëdhenj, përkundër formës së shkëlqyer në sezonet e fundit. /Telegrafi/