Arsenali e ka lëshuar fitoren nga dora përballë Aston Villas duke barazuar 2-2 në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.
Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Gabriel Martienlli që u asistua nga Leandro Trossard në minutën e 35-të.
Epërsinë Arsenalit ia dyfishoi Kai Havertz në minutën e 55-të, ndërsa Trossard ishte sërish asistuesi.
Por, Aston Vila ngushtoi epërsinë e Gunners me një gol nga Youri Tielemans (60’), ndërsa Lucas Digne ishte asistuesi.
Rezultatin në 2-2 e barazoi Ollie Watkins, kur shënoi në minutën e 68-të me asistimin e Matty Cash.
Kai Havertz mendoi se kishte shënuar golin e fitores në minutën e 88-të, por që VAR-i bëri me dije se ishte lojë me dorë nga ana e gjermanit.
Pas javës së 22-të, Arsenali është në vendin e dytë me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të takohet me Wolves. /Telegrafi/