Telegrafi

Arsenali i kthehet fitoreve, mposht Newcastlen para derbit ndaj Liverpoolit (Video)

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 16: Mesut Ozil of Arsenal celebrates with Ainsley Maitland-Niles of Arsenal after scoring his sides first goal during the Premier League match between Arsenal and Newcastle United at Emirates Stadium on December 16, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle United me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger kthehet tek fitore në kampionatin anglez, pasi pas dy barazimeve radhazi ka mposhtur Newcastlen.

Wilshere është kthyer në formën më të mirë të tij dhe Wenger po ia beson vendin e titullarit (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Topçinjtë, të cilët rrezikuan shumë herë, por vetëm një herë arritën ta tundin rrjetën.

Ishte mesfushori gjerman, Mesut Ozil, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 23-të një supergol me gjysmë-volej dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Festa e Ozilit pas shënimit të golit të bukur (Getty Images)

Në pjesën e dytë, ishin përsëri Topçinjtë që dominuan ndeshjen duke krijuar raste të shumta dhe menaxhuar mirë lojë.

Por, fati nuk ishte në anën e tyre për të dyfishuar epërsinë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, pra 1-0.

Xhaka përsëri ishte pjesë e formacionit titullar të Topçinjve (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, ndërsa Newcastle renditet në pozitën e 18-të me vetëm 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, skuadra nga Emirates e pret në shtëpi Liverpoolin, teksa Laraskat udhëtojnë drejt West Hamit. /Telegrafi/