Arsenali ka fituar ndaj West Bromwich Albionit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitoreve në kampionat në ndeshje ndaj WBA-së pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat me rezultat 0-0.
Topçinjtë dominuan pjesën e parë me lojë dhe raste, por u desh të pritej minuta e 20 për të parë golin e epërsisë.
Ishte sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 1-0, pas një topi të kthyer nga transversalja e goditur nga Alexis Sanchez dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Dominimi i londinezëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por edhe në këtë pjesë skuadra nga Emirates shënoi vetëm një gol.
Lacazette ishte përsëri ai që shënoi në minutën e 67 nga pika e bardhë, pasi më parë u pengua në zonë Aaron Ramsey.
Deri në fund të ndeshjes, Arsenali e menaxhoi mirë ndeshjen dhe krijoi raste tjera, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe fituan 2-0.
Pas kësaj fitore, Topçinjtë ngjiten në shtatë me 10 pikë të tubuara dhe takimin e radhës e presin Brightonin në shtëpi, ndërsa WBA-ja renditet në vend të 12 me tetë pikë dhe luajnë në shtëpi ndaj Watfordit. /Telegrafi/
Lacazette Goal!!! 3 goals in his last 3 home games! 🔥🔥 #ARSvWBA https://t.co/jubXsxhNKL
— RomanoFirstHalf (@RomanoFirstHalf) September 25, 2017