Telegrafi

Arsenali konsideron shitjen e Lacazettes

Alexandre Lacazette (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Klubi anglez, Arsenali thuhet se do të konsiderojë shitjen e sulmuesit francez Alexandre Lacazette këtë verë.

Sulmuesi francez ka pasur paraqitje solide për Topçinjtë që nga ardhja nga Lyoni në vitin 2017.

27-vjeçari shënoi 17 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të tij të parë në Emirates nën drejtimin e Arsene Wengerit.

Lexo po ashtu Lyon aktualisht me shumë talente – dhjetë lojtarët e mëdhenj që kanë luajtur për këtë klub

Ai filloi te Arsenali si zgjedhje e parë e sulmit pas transferimit rekord të klubit prej 52 milionë funtesh, por me ardhjen e Pierre-Emerick Aubameyang gjërat ndryshuan.

Lacazette gjatë një ndeshje me Atletico Madridin (Getty Images)

Aubameyang erdhi 13 muaj më parë në një marrëveshje edhe më të madhe për të ofruar konkurrencë të fortë dhe si duket është bërë zgjedhje e parë.

Sipas mediumit The Daily Star, klubi londinez do të konsiderojë shitjen e Lacazette këtë verë në qoftë se çmimi është i arsyeshëm.

Lexo po ashtu Lacazettes po i mungon Ligue 1, tifozët në Francë krijojnë atmosferë më të mirë se në Angli

Për sulmuesin interesim ka shprehur Paris Saint-Germain që e sheh Lacazetten si zëvendësues ideal të Edinson Cavanit, i cili ka mbushu 32 vite.

Çmimi i sulmuesit francez mendohet të jetë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/