Klubi anglez, Arsenali thuhet se do të konsiderojë shitjen e sulmuesit francez Alexandre Lacazette këtë verë.
Sulmuesi francez ka pasur paraqitje solide për Topçinjtë që nga ardhja nga Lyoni në vitin 2017.
27-vjeçari shënoi 17 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të tij të parë në Emirates nën drejtimin e Arsene Wengerit.
Ai filloi te Arsenali si zgjedhje e parë e sulmit pas transferimit rekord të klubit prej 52 milionë funtesh, por me ardhjen e Pierre-Emerick Aubameyang gjërat ndryshuan.
Aubameyang erdhi 13 muaj më parë në një marrëveshje edhe më të madhe për të ofruar konkurrencë të fortë dhe si duket është bërë zgjedhje e parë.
Sipas mediumit The Daily Star, klubi londinez do të konsiderojë shitjen e Lacazette këtë verë në qoftë se çmimi është i arsyeshëm.
Për sulmuesin interesim ka shprehur Paris Saint-Germain që e sheh Lacazetten si zëvendësues ideal të Edinson Cavanit, i cili ka mbushu 32 vite.
Çmimi i sulmuesit francez mendohet të jetë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/