Telegrafi

Arsenali konfirmon lëndimin e rëndë të Holdingut, pritet të mungojë nga gjashtë deri në nëntë muaj

Mbrojtësi anglez, Rob Holding pritet ta humb gjithë sezonin 2018/19 pas lëndimit të rëndë të pësuar në mbrëmjes e së mërkurës.

Holding është lënduar gjatë ndeshjes ndaj Manchester Unitedit të mërkurën mbrëma, e cila përfundoi me barazim 2-2.

Anglezi u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 36-të pas lëndimit të ligamentit të gjurit.

Lexo po ashtu Gola dhe dramë - derbi në Old Trafford ndahet baras mes Unitedit dhe Arsenalit

Arsenali ka konfirmuar lëndimin e tij të rëndë me anë të faqes zyrtare, duke thënë se Holding do të duhet të operohet dhe pritet ta humb gjithë sezonin.

Holding u detyrua ta lëshoj fushën në pjesën e parë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Rob do t’i nënshtrohet një operacioni rikuperimi në ditët e ardhshme”.

“Procesi i rehabilitimit pritet të zgjasë nga gjashtë deri në nëntë muaj”.

“Gjithkush në klub do të punojë sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar që Robi të kthehet në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ndryshe, Holding ishte bërë një pikë kyçe e formacionit të Unai Emeryt në ndeshjet e fundit, duke qenë një partner i Shkodran Mustafit në mbrojtje. /Telegrafi/