Site icon Telegrafi

Arsenali kërkon transferimin e Bakayokos

Tiemoue Bakayoko mund të largohet nga Ligue 1 dhe të transferohet në Ligën Premier.

Mesfushori francez është duke luajtur me shumë sukses te skuadra e Monacos, duke qenë njëri nga pikat kyçe të skuadrës franceze këtë sezon.

Ndeshjet e mira të treguara nga Bakayoko kanë bërë që të rritet interesimi për fitimin e shërbimeve të tij.

Lexo po ashtu “Pa Champions, Arsenalit do t’i ikin Sanchezi dhe Ozili”

Sipas Le 10 Sport, Arsenali janë skuadra e fundit që po interesohet për transferimin e tij në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Topçinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi për Bakayokon kanë shprehur dëshirë edhe skuadrat tjera të mëdha angleze si Manchester United, Chelsea dhe Manchester Cityt.

Por, sipas medieve franceze, Arsenali do ta ketë më të lehtë transferimin e 22-vjeçarit, pasi skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger ka histori të mirë me futbollistë francez.

Lexo po ashtu United, 30 milionë euro për Bakayokon

Arsenali po mendon të josh futbollistin me një pagë të madhe pasi ai momentalisht te Monaco fiton vetëm 100 mijë funteve në muaj.

Çmimi i Bakayokos mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version