Site icon Telegrafi

Arsenali kërkon fitore ndaj Bournemouthit në ndeshjen e parë të Artetas, formacionet zyrtare

Bournemouthi dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafirë të Bournemouthit në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet nga ora 16:00 në Vitality Stadium.

Ekipi nga Emirates vjen nga një formë e dobët në kampionat, por synojnë fitore në ndeshjen e parë në drejtimin e trajnerit të ri Mikel Arteta.

Në anën tjetër, edhe vendasit nuk po përjetojnë formë të mirë në këtë pjesë të parë të sezonit dhe duan rezultat pozitiv para tifozëve të tyre.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mira, ku te Arsenali titullar është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Bournemouth: Ramsdale; S.Cook, Mepham, Simpson; Stacey, L.Cook, Lerma, Gosling, Fraser; C.Wilson, King.

Arsenal: Leno; Maitland-Niles, Luiz, Sokratis, Saka; Torreira, Xhaka, Nelson; Ozil, Aubameyang, Lacazette. 

/Telegrafi/

Exit mobile version