Arsenali nuk po e kërkon e vetëm Granit Xhakën.
Guardian shkruan se ylli i Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan vazhdimisht është pëlqyer nga Arsene Wenger.
Armeni i njohur është monitoruar nga afër nga Arsenali këtë sezon dhe Dortmundi e di se klubi londinez do të lansojë ofertë gjatë verës.
Në anën tjetër agjenti i Mkhitaryan ka qëndruar në zyret e Juventusit së fundmi ku ka negociuar detajet e kontratës.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë për shërbimet e armenit. /Telegrafi/