Telegrafi

Arsenali katërfishon pagën e Sakas

Arsenali do t’i ofrojë Bukayo Sakës një kontratë të re që do të katërfishojë pagën e tij, raporton The Sun.

Klubi dëshiron t’i japë 20-vjeçarit një marrëveshje të re që do të pasqyrojë statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë, duke rritur pagën e tij në rreth 135,000 euro në javë.

Saka është njëri ndër lojtarët kyç në Emirates dhe tani do të shpërblehet për paraqitjet e tij brilante.

Lexo po ashtu Twitter Sports kërkon nga përdoruesit t'i përzgjedhin momentet më të mira të këtij viti - dominon veprimi i Chiellinit ndaj Sakas

Sipas tabloidit britanik, Arsenali synon që sa më parë të nënshkruajë marrëveshjen e re me anglezin e talentuar.

The Gunners janë në dijeni se shumë klube të mëdha kanë një shikim nga afër të formës së Sakas dhe mund ta tundojnë lojtarin me oferta.

Si rezultat i këtyre rrethanave, Arsenali nuk dëshiron të humbë kohë dhe t’i katërfishojë pagën lojtarit. /Telegrafi/