Arsenali do t’i ofrojë Bukayo Sakës një kontratë të re që do të katërfishojë pagën e tij, raporton The Sun.
Klubi dëshiron t’i japë 20-vjeçarit një marrëveshje të re që do të pasqyrojë statusin e tij si një nga lojtarët më të mirë, duke rritur pagën e tij në rreth 135,000 euro në javë.
Saka është njëri ndër lojtarët kyç në Emirates dhe tani do të shpërblehet për paraqitjet e tij brilante.
Sipas tabloidit britanik, Arsenali synon që sa më parë të nënshkruajë marrëveshjen e re me anglezin e talentuar.
The Gunners janë në dijeni se shumë klube të mëdha kanë një shikim nga afër të formës së Sakas dhe mund ta tundojnë lojtarin me oferta.
Si rezultat i këtyre rrethanave, Arsenali nuk dëshiron të humbë kohë dhe t’i katërfishojë pagën lojtarit. /Telegrafi/