Telegrafi

Arsenali kalon në çerekfinale të FA Cup pas fitores ndaj Portsmouthit

Portsmouth vs Arsenal (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka kaluar në çerekfinale të FA Cup pas fitores 2-0 ndaj Portsmouthit në 1/8 e finales.

The Gunners e filluan mjaftë keq takimin, shkaku që Lucas Torreira u lëndua në minutën e 16-të dhe Mikel Arteta u detyrua të zëvendësonte atë me Dani Ceballos.

Skuadra londineze më pas filloi të merrte vetën nga ky çorientim dhe kaluan në epërsi me golin e Sokratis në minutën e 45+4’, derisa u asistua nga Reiss Nelson.

Portsmouth vs Arsenal (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për Arsenalin që arritën të dyfishonin me anë të Edward Nketiah (51’).

Deri në fund të takimit, Topçinjtë kishin edhe disa raste – por Bukayo Saka dhe Nelson dështuan t’i konkretizonin ato.

Arsenalit i mjaftuan këto dy gola ndaj Portsmourthit për të kaluar kështu në çerekfinale të garës së dytë më të madhe në Angli. /Telegrafi/