Telegrafi

Arsenali ka hapur bisedimet me Romën për Zaniolon

Klubi i madh anglez, Arsenali ka hapur bisedimet me italianët e Romës për mesfushorin me tipare sulmuese, Nicolo Zaniolo.

Roma thuhet se është e gatshme të shesë italianin i cili ka më pak se 18 muaj për të përfunduar kontratën e tij.

Interesimi për yllin italian është i madh nga shumë klube, por së fundmi ka hyrë në garë edhe një konkurrent i ri shumë i fortë.

Sipas gazetës La Repubblica, Topçinjtë kanë hapur bisedimet me Romën për ish-lojtarin e akademisë së Interit.

Asnjë ofertë konkrete nuk është bërë dhe Roma ka përjashtuar një largim si huazim, por do të pranojë vetëm një shitje me vlerë 30-40 milionë euro.

Lexo po ashtu Arsenali 'përpilon listën e dëshirave me pesë lojtarë' pasi Chelsea rrëmbeu transferimin e Mykhailo Mudryk

Një huazim me detyrim blerje është gjithashtu një opsion që ata do të marrin në konsideratë.

Menaxheri i Topçinjve, Mikel Arteta është i interesuar, ku Zaniolo do të mbërrinte si një alternativë e drejtpërdrejtë për nënshkrimin e Chelseat, Mykhaylo Mudryk. /Telegrafi/