Skuadra angleze, Arsenal ka përjetuar një humbje të rëndë në Ligën e Kampionëve.
‘Topçinjtë’ janë mposhtur me rezultat të thellë 5-1 nga gjiganti gjerman Bayern Munich.
Pas kësaj disfate, si duket Arsenal po mendon të përforcohet me emra të mëdhenj në verë.
Dëshira kryesor e trajnerit Arsene Wenger, është mesfushori francez Blaise Matuidi.
Mediat në Francë kanë shkruar se Wenger ka kërkuar nga klubi të bëjë çmos për transferimin e kapitenit të PSG-së.
Arsenal është e gatshme të ofrojë 25 milionë funte për transferimin e yllit francez në Londër. /Telegrafi/