Site icon Telegrafi

Arsenali ka gati 51 milionë funte për Reusin

CADIZ, SPAIN - JANUARY 07: Marco Reus of Dortmund gestures during the friendly match between Borussia Dortmund v PSV Eindhoven - Friendly Match at Estadio Municipal La Linea de la Concepcion on January 7, 2017 in Cadiz, Spain. (Photo by TF-Images/Getty Images)

Arsenali ka nisur bisedimet me Borussia Dortmundin në lidhje me transferimin e Marco Reusit.

Mediat britanike shkruajnë se francezi Arsene Wenger është duke e kërkuar zëvendësuesin e mundshëm të Alexis Sanchezit, i cili ende po heziton të nënshkruajë kontratën e re, e cila i mbaron në verën e vitit 2018.

Marco Reus është një nga objektivat kryesore të Arsenalit, ku londinezët kanë ndarë 51 milionë funte për reprezentuesin e Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 27-vjeçar një kontratë me vlerë prej 6.8 milionë funte në vit.

Theksojmë se Reusit kontrata me Dortmundin i mbaron në verën e vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version