Arsenali është në bisedime për transferimin e sulmuesit të Boca Juniors, Cristian Pavon.
Topçinjtë dëshirojnë ta zëvendësojnë Alexis Sanchezin, i cili thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn.
Klubi nga Emiates kërkon rreth 45 milionë euro për kilianin, ndërsa City beson se marrëveshja do të arrihet para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Sipas TyC Sports, Arsene Wenger e konsideron Pavonin si zëvendësim për Alexis dhe për argjentinasin është gati të shpenzojë 30 milionë euro.
Arsenali dëshiron ta përmbyllë sa më shpejt marrëveshjen për transferimin e 21-vjeçarit, porsa të finalizohet kalimi i Sanchezit te City.
Manchester City, Liverpooli dhe Juventusi janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e Pavonit.
Në formacionin e Wenger, ai mund të luajë si sulmues krahu ose si sulmues qendror.
Përveç tij, Arsenali interesohet edhe për sulmuesin e Monacos, Thomas Lemar, për të cilin e ka konkurrent edhe Liverpoolin. /Telegrafi/