Telegrafi

Arsenali ka gati 100 milionë euro për Mbappe

Arsenali kërkon përforcime për sezonin e ardhshëm dhe po mendon një ofertë të madhe në drejtim të talentit të Monacos, Kylian Mbappe.

“Topçinjtë” kanë hedhur sytë nga talenti i Monaco, Kylian Mbappe, i cili kërkohet me ngulm edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Lexo po ashtu Mbappe: Thashethemet nuk ndikojnë tek unë

Mediat britanike theksojnë se skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger po përgatit një ofertë të ‘çmendur’ në drejtim të Monacos për yllin francez.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Arsenali, për të mposhtur konkurrencën e spanjollëve është gati të derdhë në arkat e skuadrës nga principata shumën e 100 milionë eurove.

Londinezët gjithashtu i kanë ofruar siguri futbollistit të talentuar edhe fanellën e titullarit në repartin e avancuar. /Telegrafi/