Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian, Everton Soares, nga Gremio për shumën totale prej 36 milionë funtesh (40 milionë euro).
Drejtori sportiv i Topçinjve pritet të udhëtojë në Brazil, ku do t’i përcjellë testet mjekësore, të cilave do t’u nënshtrohet lojtari.
Sipas Fox dhe 90min.com marrëveshja është që Arsenali të paguajë 25 milionë funte (28 milionë euro) përnjëherë, si edhe 11 milionë funte (12 milionë euro) të tjera në formë shtesash.
Manchester Unitedi kishte dërguar përfaqësues të skuadrës për ta përcjellë 23-vjeçarin gjatë suksesit në Copa America, mirëpo Topçinjtë kanë avancuar për nënshkrimin e tij në raport me Djajtë e Kuq.
Një tjetër brazilian, Dani Alves, është lidhur me një kalim në Emirates, ku do të transferohej me parametrat zero, mirëpo ka mbetur për t’u zgjidhur çështja e pagës së tij. /Telegrafi/