Telegrafi

Arsenali jep njoftimet e fundit rreth lëndimeve – Mustafi kthehet këtë javë, Mkhitaryan mungon një muaj e gjysmë

Arsenali ka japë përditësimet e fundit në lidhje me lëndimet dhe mungesën e disa prej futbollistëve të tyre.

Klubi londinez është njëri nga klubet me mungesat më të mëdha shkaku i lëndimeve këtë sezon.

Në këtë moment, Arsenali ka jashtë fushave plotë tetë futbollistë shkaku i lëndimeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

Henrikh Mkhitaryan, Nacho Monreal, Shkodran Mustafi, Danny Welbeck, Emile Smith Rowe, Rob Holding, Hector Bellerin dhe Dinos Mavropanos janë të lënduar.

Mkhitaryan ka të thyer metatarsalin e këmbës së djathtë dhe pritet të kthehet në stërvitje të plotë pas gjashtë javëve.

Në anën tjetër, mbrojtësi shqiptar, Mustafi ka të lënduar gjurin e tij dhe pritet të kthehet në trajnim të plotë këtë javë.

Lexo po ashtu Arsenali konfirmon lëndimin e rëndë të Holdingut, pritet të mungojë nga gjashtë deri në nëntë muaj

Situata më e keqe qëndron me Rob Holding dhe Welbeck, të cilët pritet të mungojnë gjithë sezonin.

Bellerin, Monreal, Mavropolos dhe Smith Rowe kanë probleme të vogla dhe do t’i kthehen stërvitjeve gjatë muajit dhjetor. /Telegrafi/